Psalmet 129
Shqip Bibla e Shenjtë · 8 verses
- 1 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
- 2 "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
- 3 Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".
- 4 Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
- 5 U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
- 6 U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
- 7 nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
- 8 dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".