Psalmet 100
Shqip Bibla e Shenjtë · 5 verses
- 1 Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
- 2 I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.
- 3 Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.
- 4 Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.
- 5 Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.