Zanafilla 36
Shqip Bibla e Shenjtë · 43 verses
- 1 Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.
- 2 Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;
- 3 dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.
- 4 Ada i lindi Esaut Elifazin;
- 5 Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.
- 6 Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,
- 7 sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.
- 8 Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.
- 9 Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.
- 10 Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut.
- 11 Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.
- 12 Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut.
- 13 Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.
- 14 Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.
- 15 Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz,
- 16 kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës.
- 17 Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.
- 18 Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut.
- 19 Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre.
- 20 Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu.
- 21 Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit.
- 22 Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.
- 23 Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.
- 24 Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij.
- 25 Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.
- 26 Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.
- 27 Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.
- 28 Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani.
- 29 Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,
- 30 kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.
- 31 Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit:
- 32 Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.
- 33 Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.
- 34 Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.
- 35 Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.
- 36 Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.
- 37 Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë.
- 38 Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.
- 39 Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.
- 40 Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,
- 41 kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,
- 42 kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,
- 43 kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.